Basketboll

Bashkimi mposhtet nga Milenijumi në BIBL, ekip malazez me komplet lojtarë vendorë

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka nisur me humbje stinorin 2022-23 në Ligën Ballkanike.

Portokallinjët janë mposhtur nga Milenijumi i Malit të Zi me rezultat 58-66.

Bashkimi e nisi pak më mirë këtë ndeshje, duke e fituar çerekun e parë 17-13, por mysafirët u këndellën shpejtë duke e fituar çerekun e dytë 17-22 dhe shkuan në pushim mes pjesëve me avantazh 34-35.

Në pjesën e dytë, Bashkimi e nisi pak më mirë duke e fituar periodën e tretë 13-10, por mysafirët nga Podgorica arritën që përsëri të gjenden mirë në lojë dhe të fitojnë me plotë meritë në fund.

Statistikat me realizimet e lojtarëve nuk janë përditësuar ende dhe në momentin që i kemi nga Liga Ballkanike, do ti rifreskojmë tek ju.

Në duelin e radhës në BIBL, Bashkimi e pret Budivelnykun e Ukrainës me 17 nëntor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.