Basketboll

KBF Bashkimi liron qendrën boshnjake, pritet zëvendësimi i saj

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave do të ndryshojë lojtare në përbërjen e saj.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, drejtuesit e skuadrës portokallinje tashmë kanë ndarë rrugët me qendrën boshnajke, Sasha Begenishiq.

Lojtarja në fjalë me Bashkimin e fitoi Superkupën e Kosovës dhe poashtu së bashku luajtën në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, por që u mposhtën nga Flamurtari i Vlorës.

Të kujtojmë se Begenishiq erdhi te Bashkimi me përvojë të jashtëzakonshme nëpër botë me basketboll, duke luajtur nëpër liga të shteteve të forta si: Spanjë, Greqi, Turqi, Serbi, Suedi, Rumani, Irak e tash së fundmi në Siri.

Ajo nga Prizreni është larguar mjaftë e kënaqur si me tretman, ashtu edhe e përmbushur në aspektin sportiv, pasi fitoi trofe e arsyjet e largimit nuk janë bërë të ditura.

Bashkimi pritet që shpejtë ta gjejë zëvendësimin e saj e AsistiOnline.com ka mësuar se pritet të jetë një emër i bujshëm.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.