Basketboll

Derbi i zjarrtë edhe në “Sezai Surroi”, pritet edhe rikthimi i tifozërisë prizrenase

Prishtinë(AsistiOnline) – Një super-ndeshje sonte na pret edhe në Prizren.

Me dy skuadra që poashtu kanë synim trofetë, Bashkimi dhe Trepça, për këto synime klubet në fjalë kanë kryer një mori transferesh.

Deri tani, prizrenasit kanë tri fitore e pesë humbje, madje në Superligë vinë pas fitores madhore ndaj Vëllaznimit, që javë më parë e kishte mposhtur pikërisht Trepçën.

Vlen të ceket se në këtë ndeshje pritet të kthehen në tribina edhe tifozët e Bashkimit “Arpagjikt”, pas disa ndeshjeve mungesë shkaku i disa pakënaqësive ndaj drejtuesve të klubit.

Kurse, mitrovicasit katër fitore e tri humbje dhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Alek Joncevski do të kërkojnë fitoren e pestë në këtë edicion.

Kjo super-sfidë fillon nga ora 19:00 dhe do të transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat vendore.

Si zakonisht, më të rejat para ndeshjes, rezultatin çerek pas çereku, por edhe raportet finale të dueleve, mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.