ASISTI 508: Përpos kronikave të shumta, analizohet në studio edhe me mysafirë për Superligë dhe femrat
Me fillim nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate nëKlan Kosova, ASISTI emisioni i vetëm në shqiptari idedikuar ekskluzivisht basketbollit sonte vjen me premierën e episodit numër 508 dhe sjellë një tregimfantastik rreth basketbollit kosovar si në konkurrencëne meshkujve poashtu edhe në atë të femrave.
Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiro e nëntë nëPrince Caffe Superligë teksa përsëri pamë dueleinteresante si ato të së dieles mes Golden Eagle Yllitdhe Sigal Prishtinës si dhe ndeshja tjetër Bashkimi – Trepça, teksa duhen përmendur edhe debutimetsezonale në Ligën Ballkanike të skuadrave tona, Bashkimit dhe Pejës.
Për të diskutuar dhe analizuar rreth krejt asaj që pamëgjatë javës që shkoi të ftuar në ASIST janë 3 mysafirëspecial, të cilët momentalisht kryejnë funksionin e ndihmës-trajnerëve në elitën e basketbollit tonëë Andin Rashica nga Sigal Prishtina, Elbasar Gështenja ngaBashkimi dhe Brahim Veseli nga Trepça.
Përgjigjjet e këtyre pyetjeve, por edhe shumë më tepërmund t’i mësoni në episodin 508 të ASISTIT, ku gjithashtu do të diskutohet edhe për basketbollin femëror që po sjellë ndeshje të bukura në Superligë .
Këtë mesjavë starton edhe Liga Unike e Femrave dhe për gjitha këto sonte ASISTI 508 flet me basketbollistet e reja dhe të talentuara që ishin aktere te kryendeshjes Prishtina – Penza të zhvilluar të dielen mbrëma në Prishtinë: Agnesa Rrahmanin dhe Erjona Krasniqin
Po ashtu në ASIST si çdoherë tjetër vjen rubrikaspeciale “Shqiptarët nëpër botë” ku këtë javë u veçuame paraqitje fantastike Edon Maxhuni që po paraqitetpër mrekulli në Bundsligën gjermane me skuadrën e Crailsheim Merlins si dhe tregimi me lajmet mëinteresante dhe ecurisë së ligës më të fortë në botë, NBA gjatë javës që lamë pas.
Një episode tjetër fantastik dhe për të mos u humbur i ASISTIT, ndiçeni në Sport 1 dhe Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.