Basketboll

Ekskluzive: Liga Unike fillon të enjtën, ky është dueli i parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një kohe të gjatë pritje, Liga Unike më në fund duket se po e fillon stinorin e ri.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, gjërat janë fare pranë finalizimit dhe shumë shpejtë pritet të publikohet edhe kalendari i garave.

Tashmë, orari i duelit të parë veçse është përcaktuar, ku do të ndeshen dy ekipet kosovare, Peja – Ponte Prizreni.

Në fakt, problemi i vetë tash për tash qëndron se drejtuesit e Ligës Unike po e presin edhe një skuadër nga Shqipëria, për ti kompletuar tetë skuadrat pjesëmarrëse për sivjet, ka mësuar AsistiOnline.com

Dueli mes pejanëve dhe prizrenasve do të jetë i vlefshëm për Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës, ai do të zhvillohet këtë të enjte nga ora 19:00.

Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në Sport3 në Artmotion dhe platformat tjera vendore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.