Dënime të mëdha për Bashkimin, s’shpëtojnë as katër klubet e tjera të elitës
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës tashmë e ka publikuar informatorin e xhiros së nëntë për Superligën e Kosovës.
Në njoftim thuhet se në bazë të raporteve të vëzhguesve dhe video analizës nga ndeshjet e Prince Caffe Superliga xhiro e IX të zhvilluara më 29/30.10.2022, Komisioni i Garave ka bërë regjistrimin e ndeshjeve dhe ka shqiptuar dënime për klubet që thyen rregulloret.
Mbi 2000 mijë euro janë shqiptuar dënime vetëm për Bashkimin dhe vijojnë kështu:
KB Bashkimi dënohet me 500 Euro konform nenit 48.18 të PG
KB Bashkimi dënohet me 600 Euro konform nenit 49.4 të PG
KB Bashkimi dënohet me 1000 Euro konform nenit 49.9 të PG
Dënime të ndryshme në këtë xhiro, ka pasur edhe për katër skuadra të tjera:
KB Vëllaznimi dënohet me 400 Euro konform nenit 11.6.1 të PG
KB Rahoveci dënohet me 200 Euro konform nenit 48.16 të PG
KB Sigal Prishtina dënohet me 150 Euro konform nenit 49.2 të PG
KB Sigal Prishtina dënohet me 200 Euro konform nenit 48.9 të PG
KB Golden Eagle Ylli dënohet me 100 Euro konform nenit 51.3 të PG
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.