Basketboll

Partizani mposht Penzën, tri fitore për skuadrat nga Shqipëria në xhiron e parë të Unikes

Prishtinë(AsistiOnline) – Partizani i Tiranës e ka nisur me fitore stinorin e ri të Ligës Unike për femra sivjet.

Vashat shqiptare triumfuan ndaj atyre kosovare të Penzës me rezultatin final 61-71.

Në fakt, pjesa e parë e duelit i takoi krejtësisht ekipit vendas që fitoi dy periodat e para (20-17, 16-7) dhe shkoi në pushim me epërsi të konsideruar 36-24.

Por në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan tërësisht me vashat mysafire që e fituan thellë çerekun e tretë 10-27, gjersa në periodën e fundit (15-20), veçse e vulosën fitoren.

Ana Marija Stojicic e Ornela Lalaj me nga 18 pikë, si dhe Ketjona Fekollari e Jomyra Mathis me nga 12 sosh, ishin lojtaret kryesore të Penzës në këtë fitore të sontme.

Te Penza lojë të mirë shfaqën, Antoinete Banister me 24 pikë e Leila Omerbasic me 17 sosh.

Në xhiron e dytë, Penza i shkon Flamurtarit e Partizani e pret Tiranën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.