Basketboll

Purvis mohon largimin, mbetet te Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja sivjet po kalon nëpër formë të shkëlqyer në të gjitha garat ku po bën pjesë.

Së bashku me klubin po shkëlqen edhe amerikani i ekipit, Rodney Purvis.

Gjatë dy ditëve të fundit ka pasur spekulime për të ardhmen e ish-NBA lojtarit, Purvis, por ky i fundit sot i ka mohuar këto thashetheme.

Unë jam i lumtur këtu në Pejë. Nuk e di se ku filluan këto thashetheme, unë jam këtu për të qëndruar, kjo është familja ime”, ka shkruajtur Purvis çaste më parë.

Amerikani te Peja po luan me mesatare prej 20.9 pikë, 4.6 kërcime e 3.1 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.