(VIDEO LAJM) ASISTI 508 SUPER I PASUR ME DY PALË MYSAFIRË SPECIAL
ASISTI 508 ju sjell edhe një rrugëtim të bukur dhe të pasur nëpër parketet kosovare, mbarëkombëtare shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Protagonistët e kryendeshjeve të Superligës së Meshkujve, Brahim Veseli i Trepçës, Elbesar Gështenja i Bashkimit dhe Andin Rashica i Sigal Prishtinës si dhe Superligës së Femrave, Agnesa Rrahmani e Prishtinës dhe Erjona Krasniqi e Penzës e analizojnë vikendin fantastik basketbollistik
Rrugëtimin e fillojmë me vikendin e mrekullueshëm të elitës së basketbollit kosovar i cili solli tri ndeshje fantastike, të shtunën Rahoveci – Vëllaznimi dhe të dielën i patëm dy derbi, Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli në kryeqytet dhe klasika Bashkimi – Trepça në Sezai Surroi ku pas një kohe të gjatë u kthye publiku dhe atmosfera ishte fantastike por në fund ndodhi incidenti i cili i qiti hije kësaj shfaqjeje të bukur.
Kryendeshjet fenomenale dhe dramatike të xhiros 9 të Prince Caffe Superligës në ASIST i analizuan ndihmës trajnerët aktorë të dy derbive të së dielës: Brahim Veseli i Trepçës, Elbesar Gështenja i Bashkimit dhe Andin Rashica i Sigal Prishtinës.
Krejt në fund të këtij blloku vijnë edhe Pesëshja dhe MVP i Javës në ASIST
Java e kaluar ishte javë e rikthimit të dy skuadrave tona në Ligën Ballkanike. Bashkimi dhe Peja u rikthyen pas mungesës disavjeçare. Bashkimi kthehet pas plot 4 viteve kur për herë të fundit prizrenasit në edicionin 2017/18 u shpall nënkampion kurse Peja kthehet pas 3 edicioneve kur në edicionin 2019/20 i përfundoi garat e stinorit të rregullt në pozitën e dytë por më për shkak të pandemisë ai edicion u ndërpre. ASISTI 508 sjell analiozat m raportet dhe tabelat komplete të xhiros së parë të Delasport Balkan League 2022/23.
Nga Liga Ballkanike ASISTI 508 ju dërgon në FIBA Europe Cup ku pas fitores historike ndaj Bambergut para dy javësh, Golden Eagle Ylli të mërkurën e kaluar udhëtoi në Izrael ku zhvilloj ndeshjen e katërt si mysafir i Hapoel Galil Elionit.
Në pjesën e dytë të ASISTIT 508 mysafire janë dy ndër protagonistet kryesore të derbit të Superligës së Femrave Prishtina – Penza: Agnesa Rrahmani e Prishtinës dhe Erjona Krasniqi e Penzës. Me dy basketbollistet e reja dhe të talentuara ASISTI jo vetëm se e ka analizuar përballën direkte mes tyre por njëherësh bisedoj edhe për fillimin e garave të elitës së basketbollit femëror shqiptar, Ligës Unike për Femra
Rrugëtimin e ASISTIT 508 e vazhdon me lajmet rreth performancave të basketbollistëve shqiptarë në Botë. Si luajtën Edon Maxhuni dhe përfaqësuesit tanë në arenën ndërkombëtare e shohim në bllokun shumë të dashur për të gjithë ne, Shqiptarët në Botë në ASIST
NBA në ASIST përsëri sjell shumë lajme interesante nga java e kaluar
Krejt në fund fluturimin basketbollistik numër 508 në ASIST e përmbyllim me TOP 10 aksionet fantastike të javës së kaluar dhe sidomos Top aksioni i javës që ishte një nga aksionet më të bukura në basketbollin e pasluftës.
Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll.
Komentet janë të mbyllura.