Basketboll

Bashkimi me apel ndaj simpatizantëve, së bashku mos të lejojmë që incidentet ti ndërrojnë planet e klubit

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave më të organizuara sivjet në basketbollin e Kosovës, padyshim që është edhe Bashkimi i Prizrenit.

Ekipi portokallinjë së fundmi e humbi për 2 pikë, duelin me Trepçën dhe sfidë në të cilën pati disa incidente të padëshiruara, sot ka dalur me një apel për simpatizantët e klubit.

Në fakt, njoftimi nis me një falenderim të madh për atmosferën dhe dashurinë pa kushte ndaj klubit të qytetit, por hudhjet në parket të gjësendeve të ndryshme, po e dëmtojnë maksimalisht klubin dhe mbi të gjitha po rrezikohen jetët e njerëzve.

Në njoftim, tutje  shkruan se nga hedhjet në parket, klubi po ndëshkohet dhe të gjitha planet e tyre financiare po vështirësohen, andaj kërkohet vigjilencë maksimale në këtë drejtim.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar simpatizantë të Klubit Basketbollistik Bashkimi,

Së pari na lejoni të ju falenderojmë për atmosferën dhe dashurinë tuaj ndaj klubit tonë, por gjatë ndeshjes së fundit kundër KB Trepça, kemi pasur hudhje të gjërave të ndryshme të cilat e kanë dëmtuar shumë zhvillimin normal të ndeshjes si dhe është rrezikuar jeta e lojtarëve dhe të pranishmeve tjerë në sallë.

Për këto veprime klubi ynë është ndëshkuar me mbi 2,000.00 euro gjobë, gjobë e cila e dëmton tej mase ecurine dhe planet e klubit.

Të nderuar,

Të jemi të vetëdijshem se pervec lojtarëve kundërshtar, në parket ka femijë, të moshuar dhe shumë zyrtar të ndryshëm. Me hudhjen e gjësendeve në fushë, e rrezikojmë seriozisht shëndetin dhe jetën e të tjerëve si dhe ky duhet të jetë alarm për të gjithë ne, se në të ardhmen dënimet do të jenë edhe më të rënda deri në suspendim të shikuesve nga palestra sportive.

Andaj, ju lusim që dashurinë që e kemi ndaj klubit ta kthejmë në energji për rezultate pozitive të cilin e kërkon klubi ynë BASHKIMI.

Mbesim me shpresë në mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,
Kryesia e KB BASHKIMI

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.