Burim Maraj jep dorëheqje nga posti i kryetarit te Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – Burim Maraj ka dhënë dorëheqje nga posti i deritanishëm që ka mbajtur si kryetar i KB Prishtinës.
Njoftimin për dorëheqjen e tij e ka dhënë vet, Maraj nëpërmjet një njoftimi. Derisa njoftimin për largimin e Marajt nga kjo pozitë e njoftoi edhe klubi kryeqytetas.
Njoftimi nga klubi:
FALEMINDERIT!
Për arsye personale, sot kryetari i klubit
z. Burim Maraj dha dorëheqje nga pozita e të parit të bardhekaltërve.
Burimi, e pranoi klubin në një moment të vështirë post-pandemik, dhe me kontributin e pashoq, arriti që të arrijë progres të madh në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në klub.
KB Sigal Prishtina dhe poashtu i gjithë stafi , i shprehin një falënderim të veçantë dhe i urojnë z. Maraj suksese edhe më të mëdha në karrierë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.