Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 509 KOMPLET

Fillimi i Ligës Unike për Femra e Meshkuj dhe analiza e Prince Caffe Superligës me talentët e rinj Meriton Ismailin dhe Don Polloshkën

ASISTI 509 shënon fillimin e kampionateve të cilat bashkuan sportin mbarëkombëtar shqiptar. Javën që shkoi ka filluar edicioni 2022/23 i Ligës Unike për Femra (edicioni i dytë) dhe Ligës Unike për Meshkuj (edicioni i tretë) ndërsa ASISTI sjell analizën, raportet dhe çastet më interesante nga starti i sezonit të ri.

Liga Unike e Femrave startoi të martën e kaluar në Vlorë me duelin Flamurtari – Bashkimi që ishte reprizë e finales së Superkupës Mbarëkombëtare e zhvilluar me 27 Tetor në Prizren dhe në Tiranë ku u ndeshën Tirana dhe Prishtina ndërkohë, të mërkurën në Karagaq të Pejës, Penza priti Partizanin. Sivjet për dallim nga edicioni i kaluar, fillimi i  suksesshëm i taoki skuadrave nga Shqipëria që mposhtën të gjitha rivalet e tyre nga Kosova

 

Javën që shkoi po ashtu startoi edhe edicioni i ri i Ligës Unike për Meshkuj me ndeshjen Peja – Ponte Prizreni. Kampionia aktuale Peja e nisi mbrojtjen e titullit me humbje nga prizrenasit të cilët verdhezinjve ua shkaktuan disfatën e parë në dhjetë ndeshjet e kësaj vjeshte . Pas startit me tetë fitore në Prince Caffe Superligë dhe startit me fitore kundër skuadrës së fuqishme ukrainase Budevilnykut në Ligën Ballkanike, Peja pësoi disfatën e parë në të gjitha garat

 

Ndërkohë vikendi i elitës së basketbollit kosovar solli tri ndeshje të mrekullueshme. Të shtunën u ndeshen Trepça – Rahoveci dhe të dielën i patëm dy derbi fantastik, Vëllaznimi – Sigal Prishtina dhe derbi prizrenas ku u takuan Ponte Prizreni dhe Bashkimi. Të gjitha këto ndeshje ishin të bukura, dramatike dhe përfunduan me rezultate të ngushta kurse ju adhurues të basketbollit në AsistiOnline mund t’i shikoni përmbledhjet, analizat dhe çastet më interesante në videon më poshtë.

 

Për gjitha këto në ASISTIN 509 flasim me mysafirët special në studio dhe aktorët e dy debive të së dielës , talentët e rinj të basketbollit kosovar Meriton Ismailin e Ponte Prizrenit dhe Don Polloshkën e Vëllaznimit. Përveç analizës së xhiros 10 të Prince Caffe Superligës me Donin e Meritonin flasim edhe për transferimet e tyre nga klubi amë në skuadra tjera, arsyet pse zgjodhën të ndërrojnë klub dhe përvojat e para të tyre jashtë skuadrave ku u rritën dhe zhvilluan si lojtarë.   Krejt në fund të Videos 4 do të mësoni se cila ishte Pesëshja dhe MVP i Javës në ASIST

 

Në ASISTIN 509 do të shohim edhe Çka ka të re pas pesë xhirove të Superligës së Femrave

 

Natyrisht ASISTI edhe në këtë episod sjell bllokun e dashur dhe special për të gjithë ne, Shqiptarët në Botë ku do të mësojmë mbi performansat e lojtarëve tanë për kombëtaret e tyre përkatëse në kualifikime për FIBA Botërorin 2023. Si luajtën Edon madhuni, Kenan Spahiu dhe Erxhan Osmani

 

NBA në ASIST sjell shumë lajme interesante nga java e kaluar që solli rekorde të reja.

 

Krejt në fund fluturimin basketbollistik numër 509 në ASIST e përmbyllim me TOP 10 aksionet fantastike të javës së kaluar

 

Adhurues të basketbollit , kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll.

 

Komentet janë të mbyllura.