Basketboll

Ponte Prizreni e arrin fitoren e dytë në Unike, triumfon ndaj Apolonisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka arritur fitoren e dytë rresht në Ligën Unike.

Skuadra prizrenase triumfoi çaste më parë në udhëtim te skuadra shqiptare e Apolonisë së Fierit me rezultat të përgjithshëm 69-87.

Sfida e sontme nuk kishte ndonjë historik interesant me mysafirët nga Prizreni që e dominuan krejtësisht takimin (20-29, 18-17, 17-26, 14-15) dhe arritën fitore pa ndonjë telashe.

Dachon Burke me 22 pikë, Wayne Arnold me 18 e Ivan Koljeviq me 16 pikë, ishin tre individët më të dalluar te Ponte Prizreni sonte.

Te Apolonia me lojë të mirë u dalluan, Ernest Myles me 18 pikë e Robert Whitfield me 15 sosh.

Ponte Prizreni tash ka 2 fitore nga 2 ndeshje në Ligën Unike e Apolonia debutoi sonte në këtë garë me disfatë.

Në xhiron e dytë, Ponte Prizreni takohet me Trepçën e Apolonia i shkon Yllit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.