Skuadra tejet të fuqishme në grupin e Prishtinës në ”ENBL League”
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Sigal Prishtinës sivjet do të jetë debutuese në kompeticionin evropian, ”ENBL League”.
Kjo garë që mbledh rreth vetes ekipe kryesisht nga Polonia, Letonia, Estonia & Lituania, sivjet e ka zgjeruar rrethin, duke ftuar ekipe edhe nga shtete të tjera, transmeton AsistiOnline.com
Kur jemi pak ditë nga fillimi i kësaj gare, tashmë klubet janë ndarë në dy grupe të garimit e ekipi ynë kosovar gjendet në vazon e parë (A).
Skuadra prishtinase nuk është se pati shumë fat në këtë përzgjedhje, ngase para vetes do të ketë ekipe shumë të forta si: Budivelnyk (Ukrainë), Kalev/Cramo (Estoni), Siauliai (Lituani), Zielona Gora (Poloni), Start Lublin (Poloni) dhe Tal Tech (Estoni).
Duelin e parë në këtë garë, Sigal Prishtina e zhvillon në javën e ardhshme me 26 nëntor ndaj ekipit ukrainas, Budivelnyk. Vetëm një ditë më pas, Prishtina e pret në kryeqytet, Kalev/Cramon.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.