Basketboll

Java e 11-të mbyllet në ”Mizahir Isma” mes Rahovecit dhe Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 11-të e elitës së basketbollit kosovar mbyllet sonte.

Një duel mjaftë interesant na pret në fund të kësaj xhiroje, me Rahovecin dhe Bashkimin që do të kërkojnë fitoren që i afron drejt objektivave.

Deri tani, ‘vreshtarët’ kanë një fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e gjashtë humbje me ç’rast fitorja është shumë e rëndësishme për dy ekipet, sidomos për Rahovecin.

Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe do të transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Si zakonisht, më të rejat para ndeshjes, rezultatin çerek pas çereku, por edhe raportet finale të dueleve, mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.