Superkupa e Kosovës do të mbahet në Prishtinë
Tashmë edhe zyrtarisht, Superkupa e Kosovës te meshkujt do të zhvillohet në Prishtinë.
Kështu ka vendosur bordi i FBK-së, ka lajmëruar sot faqja zyrtare e institucionit kryesor të basketbollit në vend që ka cekur edhe datat prej 7 deri më 11 dhjetor të mbajtjes së eventit.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës
Komentet janë të mbyllura.