Berisha i Yllit: Në fushë gjithmonë rivalë e jashtë saj miq të mirë
Prishtinë(AsistiOnline) – I lumtur me rikthimin e veteranëve në parket është parë të jetë edhe ikona e Yllit të Therandës, Agron Berisha.
Në një prononcim për ASIST-in, pas ndeshjes me Trepçës, Berisha tha se është ndjenjë e mirë që pas 20 viteve ti kthehen parketit me kundërshtarët e dikurshëm, porse jashtë parketit gjithmonë do mbeten miq.
”Prapë se prapë është një ndjenjë e mirë pas 20 viteve të dalim prapë në parket me ish-rivalët, ne rivalë do të jemi çdoherë në fushë, miq të mirë jashtë fushës. Te ish-basketbollistat dhe sportistat është ai karakteri që në fushë çdo herë e japim maksimumin. U dasht ti mbledhim forcat në fund dhe ti themi shpirtit ”dil”, tash afro 1 javë do të pushojmë”, u shpreh njeriu që shkëlqeu në parketet kosovare sa ishte lojtar aktiv.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.