Sigal Prishtina niset drejt Estonisë, nesër debuton në ”ENBL League”
Prishtinë(Asistionline) – Skuadra kosovare, Sigal Prishtina sot ka marrë rrugën drejt Estonisë ku nesër dhe pasnesër do të debutojë në ”ENBL League”.
Ekipi ka udhëtuar drejt Tallinnit të Estonisë, atje ku do ti zhvillojë dy përballjet e para të stinorit në fazën grupore, fillimisht nesër ndaj Budivlenykut nga ora 16:00 me kohën tonë.
Një ditë më pas, Prishtina përballet me Kalev/Cramon me fillim nga ora 15:00.
Vlen të ceket se të dyja përballjet e Prishtinës, luhen në të njejtin lokacion dhe për çdo javë, organizatorët e garës kanë vendosur që ndeshjet e grupit të zhvillohen të gjitha në një vend.
Të kujtojmë se Prishtina sivjet luajti edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup, por që u eliminua në gjysmëfinale të kualifikimeve të zhvilluara në Jonava të Lituanisë, duke u mposhtur pikërisht nga Kalev/Cramo.
Lexo edhe lajmet:
Skuadra tejet të fuqishme në grupin e Prishtinës në ”ENBL League”
”ENBL Liga” i kushton lajm të veçantë Prishtinës, përmend pikat e saj të forta
PRISHTINA KONFIRMON PJESËMARRJEN NË ”ENBL LEAGUE”, POR ME NJË KUSHT
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.