Basketboll

Rahoveci po e shqyrton seriozisht tërheqjen nga garat

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit duket se është duke e shqyrtuar tërheqjen nga garat e basketbollit kosovar.

Kështu ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Ponte Prizrenit, kryetrajneri i ekipit, Muhammed Thaçi i cili në mikrofonin zyrtar të transmetuesit u shpreh se klubi i tij, tashmë është duke e shqyrtuar tërheqjen nga garat, si pasojë e referimit me tendenca ndaj tyre.

Po së pari ja uroj fitoren Ponte Prizrenit dhe e dyta është se ramjet vijnë si pasojë e disa shkaktarëve tjerë, nuk janë për shkak se ne, nuk kemi ardhë me luajt, ne kemi luajt shumë mirë basketboll të bukur, edhe Ponte edhe ne, por ne nuk mundemi kunder të gjithëve, ne nuk mundemi, është fatkeqësi kjo që ndodh në basketbollin e Kosovës. Gjithmonë po vendos dikush tjetër në lojë, nuk po na lojnë neve me vendos dy ekipet kundërshtare, respekt për krejtë, por kjo është e tepërt. Besoj që Rahoveci dhe udhëheqësia e klubit do ta shqyrtojë tërheqjen nga liga, pasiqë së shpejti kemi biseduar edhe me kryetarin e klubit, kjo është jo basketboll, kjo s’ka lidhje të bëjë me fushën, kjo s’ka lidhje të bëjë me basketbollin. Kur dikush ta humb djersën kot e kot, për palidhje. Me të vërtetë klubi do ta shqyrton tërheqjen nga liga”, tha fillimisht Muja.

I pyet nga komentatori se a do të përgatitet Rahoveci për Superkupë, Muja tha se Rahoveci përgatitet gjithmonë për basketboll, por kësaj radhe para të tjerash do të merret vesh fillimisht se a do të paraqiten në Kupë e pastaj të flitet për rrjedhën e ndeshjeve.

Ne përgatitemi për të gjitha lojët njësoj, vijmë me një energji të njejtë, gjithmonë në mënyrë korrekte me energji pozitive për me fitu, por neve nuk po na lejojnë me fitu, se çka do të jetë në vazhdim për ardhmërinë, se unë nuk jam personi që vendosi se a do të luajë Rahoveci në Superkupë, a do të luajë kundër Prishtinës, do të vendosin ata që mundohen dhe shumë derdhin djersë, derisa i lusin njerëzit për të marrë lekë, për të na paguajt neve, është fatkeqësi, nëse një ekip si Rahoveci me atë publik me atë qytet mikëpritës, me ata njerëz dashamirë të tërhiqet nga kjo garë. Po ne jemi në pajtueshmeri me klubin, me njerëzit në klub me qytetarët, ata na dojnë, na suportojnë, por dihet me kënd nuk jemi në pajtueshmeri, shihet vetëm, mund ta shikoni lojën, gjithmonë kur jemi ofruar apo kemi tejkaluar me dy tre pikë, kanë ardhur disa vendime skandaloze të cilat bëjnë me reagu bankën, bëjnë me reagu mua si trajner, po asnjëhere nuk kam fyer apo nuk kam bërë diçka edhe pse targeti gjithmonë jam çdo lojë unë. Më duket se edhe Rasheed Wallace-it apo Luka Donçiqit, vjet ja kam thy rekordet me teknike, nëse dikujt i mungojnë pare, është ma mirë m’ja dhënë paret kështu, sesa me m’dënu me teknike”, mbylli prononcimin e ashpër pas ndeshjes, Muja.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.