Super-ndeshje në Gjakovë, Ylli triumfon ngushtë ndaj Vëllaznimit
Prishtinë(AsistiOnline) – Eshtë mbyllur para pak çasteve derbi-dueli dramatik mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Skuadra therandase triumfoi sonte maksimalisht ngushtë në Gjakovë 77-80.
Ishin pikërisht mysafirët nga Theranda ata që e nisën pak më mirë duelin dhe fituan dy periodat e para (16-17, 22-28) për të mbyllur pjesën e parë në avantazh 38-45.
Në pjesën e dytë, Vëllaznimi e nisi më mirë duke e fituar çerekun e tretë (24-16) dhe hyri në periudhën vendimtare me 1 pikë avantazh (62-61), loja e ngushtë vazhdoi deri në sekondat e fundit (15-19), por si duket falë përvojës së lojtarëve të Yllit, ata ia dolën ta fitojnë ndeshjen.
Tre basketbollistët që realizuan pikë dyshifrore në këtë fitore të Yllit sonte ishin, Bashir Ahmed me 27 pikë, Gëzim Morina me 15 e Henrik Shirko me 10 sosh.
Te Vëllaznimi s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Damonte Dodd me double-double monstruoz prej 21 pikë e 17 kërcimeve, por as Will Brown me 11 e Jordan Harris me 10 sosh.
Pas 12 xhirove, Vëllaznimi ka 5 fitore e 7 humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli regjistroi edhe fitoren e gjashtë me radhë, karshi 4 humbjeve.
Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Ponte Prizrenin e Golden Eagle Ylli Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.