Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka liruar zyrtarisht nga skuadra njërin nga lojtarët e huaj.
Prizrenasit sot kanë njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me alo-qendrën irlandeze, Brian Fitzpatrick.
”Me marrveshje të dyanshme KB Bashkimi dhe Brian Fitzpatrick kanë ndarë rrugët, Falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese të reja në karrierë dhe në jetë”, shkruan njoftimi i klubit nga Prizreni.
Të kujtojmë se Fitzpatrick erdhi te Bashkimi nga fillimi i stinorit, po dëshpëroi shumë me paraqitjet dhe duket se klubi portokalli më në fund ka arritur marrëveshje për largimin e tij.
/AsistiOnline.com/