Basketboll

KBF Prishtina e fiton derbin kosovar në Unike ndaj Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka fituar derbin kosovar ndaj Bashkimit në Ligën Unike të femrave.

Vashat prishtinase kanë triumfuar në kryeqytet ndaj Bashkimit të Prizrenit me rezultatin e përgjithshëm 59-68.

Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore te Prishtina sot, Sarah Mgbeike (20), Zërina Shatri (14), Agnesa Rrahmani (12) e Bh’rea Griffin (10).

Te Bashkimi, Aulona Muhadri kishte 19 pikë e 16 kërcime dhe Ellyn Lee Stoll me 12 pikë.

Pas 2 xhirove të luajtura në këtë garë, Prishtina tash ka 1 fitore e 1 humbje, ndërsa Bashkimi pësoi edhe disfatën e dytë.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Penzës e Prishtina e pret Partizanin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.