Fitorja e shtatë me radhë për kampionin aktual, humbja më e thellë e stinorit për Trepçën
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka arritur sonte fitoren e shtatë me radhë në elitë.
Therandasit triumfuan me rezultat të thellë ndaj nën-kampionit, Trepçës me shifrat 86-67 me ç’rast mitrovicasit pësuan disfatën më të thellë të stinorit.
Ndeshja nisi në mënyrë fatastike për skuadrën e Adis Beqiragiqit që në fillim me rezultat 27-8, pas çerekut të parë e që nga ky moment, mysafirët asnjëherë nuk arritën as të afroheshin në rezultat.
Ylli fitoi dy perioda një dhe tre (27-8, 23-18) e dy të tjera i takuan Trepçës, por këta të fundit i fituan ngushtë ato (18-21, 18-20) dhe nuk luajtën fare rol në rezultatin final.
Pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore në këtë fitore të Yllit sonte, Bashir Ahmed me 24 pikë, por edhe 10 kërcime, Rashun Davis me 15 pikë, Henrik Shirko me 14 dhe Malcolm Armstead me 11 e Chris Harris me 10 sosh.
Te Trepça, Ken Brown kishte 17 pikë e Adam Grant 14 sosh.
Pas xhiros së 13-të, Ylli ka plotë 7 fitore radhazi e 4 humbje që i pësoi në fillim të stinorit por edhe 2 ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Trepça pësoi humbjen e tretë me radhë dhe të shtatën sezonale me vetëm 6 fitore.
Në xhiron e ardhshme, Trepça e pret Vëllaznimin e Ylli i shkon Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.