Peja e fiton derbin ndaj Bashkimit me avantazh të ngushtë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka fituar derbin e xhiros 13-të ndaj Bashkimit në ”Karagaç”.
Verdhezinjët triumfuan ndaj prizrenasve me shifrat 71-66.
Pejanët i fituan tri periodat e para të ndeshjes (22-16, 18-16, 17-14), derisa mysafirët nga Prizreni tentuan në maksimum rikthimin në periudhën e fundit (14-20), por që kjo nuk mjaftoi.
Arti Hajdari me 15 pikë, Rodney Purvis me 11, Isiah Umipig, Arian Qallaku e Brad Waldow me nga 10, ishin lojtarët që realizuan pikë dyshifrore te Peja sonte.
Derisa te Bashkimi nuk mjaftuan për fitore, Fahro Alihodzic me 17 pikë, Curtis Jones me 16 e Prentiss Nixon me 11 sosh.
Pas xhiros së 13-të, Peja mbetet e para në tabelë me 10 fitore e 2 humbje, gjersa Bashkimi ka 4 fitore e 9 humbje në pozitën e parafundit.
Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Rahovecit e Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.