Basketboll

Vullnet Sefaja shpalosi në ASIST, planin konkret për personat që shkaktojnë incidente në “Minatori”

Prishtinë(AsistiOnline) – I pari i KB Trepçës, Vullnet Sefaja ka paralajmëruar veprime të ashpra nga klubi i tij, për personat që hudhin gjësende në parket dhe bëjnë probleme brenda palestrës.

Këto veprime, Sefaja i ka bërë në ASIST-in 512, ku foli rreth telasheve të shumta që po has klubi me DISA persona problematikë që vijnë kinse për ta përkrahur ekipin dhe në fund vetëm e dëmtojnë.

Do të veprojmë dhe nuk do të falim askënd edhe po të jetë vëllau i im. Do të instalojmë kamera në sallë, për të parë dhe gjetur se nga kush po vinë hudhjet në parket. Ata persona që bëjnë veprime të tilla, do ti denoncojmë publikisht dhe do ti postojmë me emër, mbiemër e fotografi në faqen zyrtare të klubit, pastaj le të publikohen edhe në media, le të marrin masa organet e rendit”, tha Sefaja në studion e ASIST-it.

Sefaja poashtu tregoi se klubi ka kërkuar ndihmë nga Komuna e Mitrovicës për ndarjen e fondeve për ta pajisur palestrën me kamera, por në rast se kjo iniciativë nuk gjen përkrahje, atëherë klubi do të ndajë buxhet vetanak për ta realizuar një plan të tillë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.