Under Header

spot_img

Peja kryen transferin e madh vendor, zyrtarizon Samir Zekiqin

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka zyrtarizuar sonte transferin më të ri vendor.

Verdhzinët kanë njoftuar çaste më parë se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin, Samir Zekiqi.

Në fakt, Zekiqi është rikthyer te Peja, aty ku edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e kampit pejan, gjatë stinorit 2015/16.

Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me lojtarin e Kombtarës së Kosovës, Samir Zekiqin. Samiri, i cili së fundi ishte pjesë e KB Trepces, do na bashkohet nga afati dimëror dhe do jetë ndihmesë e madhe për trajnerin në sezonen pranverore”, shkruan njoftimi i klubit pejan sonte.

Zekiqi te Peja vije pas një sezoni e gjysmë të kaluar me ekipin e Trepçës, ku fitoi Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Në të kaluarën, Zekiqi ka luajtur edhe te RTV 21, Bashkimi e Golden Eagle Ylli.

Vlen të ceket se Samiri është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës, tash e disa vite me radhë.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme