Basketboll

Golden Eagle Ylli e mposht Vëllaznimin dhe arrin gjysmëfinalen e Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Është përcaktuar skuadra e parë gjysmëfinaliste e Superkupës së Kosovës.

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Vëllaznimin 94-75, për të kaluarën në fazën e dytë të kësaj gare.

Ekipi nga Theranda e kontrolloi në tërësi këtë duel, duke i fituar të gjitha periodat (26-16, 22-19, 21-18, 25-22), ndërsa Vëllaznimi e ngushtoi në disa momente epërsinë e thellë të gjakovarëve, por jo mjaftueshëm sa për fitore dhe kështu triumfi ju takoi therandasve.

Henrik Shirko me 25 pikë e Chris Harris me 24 sosh, ishin dyshja e rëndësishme e Yllit në këtë fitore sonte, gjersa u ndihmuan edhe nga Rashun Davis me 13 e Valon Bunjaku me 11 sosh.

Te Vëllaznimi, Emmanuel Omogbo kishte 18 pikë e Jordan Harris shtoi 14 sosh.

Në gjysmëfinale, Ylli e pret fituesin e ndeshjes mes Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që luhet poashtu sonte nga ora 20:00.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.