Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina fiton lehtë ndaj Prizrenit, kompletohet çifti i parë gjysmëfinal i Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar lehtë përballjen e dytë çerekfinale në Superkupën e Kosovës ndaj Ponte Prizrenit.

Ekipi kryeqytetas triumfoi sonte me shifrat e thella prej 77-88.

Dallimi kryesor u bë në pjesën e parë me Prishtinën që fitoi dy periodat fillestare (15-20, 16-32) dhe rrjedhimisht e fitoi takimin në këtë pjesë (31-52).

Në pjesën e dytë, Ponte Prizreni e tentoi rikthimin duke i fituar dy periodat e fundit (20-18, 26-18), por të cilat nuk mjaftuan kurrsesi për fitore dhe kështu Prishtina festoi në fund.

Derrick Wilson ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e ekipit të Arbnor Rifatit sonte, gjersa u ndihmua edhe nga Lejson Zeqiri me 14 pikë, Rezart Mehmedi e Dustin Thomas me nga 10 pikë, që të dy.

Në anën tjetër te Ponte Prizreni sonte pak më shumë u dalluan, Dachon Burke me 31 pikë e Wayne Arnold me 17 sosh.

Në çerekfinale, Prishtina do të takohet me Golden Eagle Yllin, ditën e premtë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.