Basketboll

Prishtina dhe Ylli sot në gjysmëfinalen e parë të Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, që pritet të jenë tejet interesante.

Dueli i parë i ditës zhvillohet mes nikoqirit të turneut, Prishtinës dhe mysafirëve nga Theranda, Ylli.

Në duelet direkte sivjet, të dyja ekipet e kanë nga një fitore dhe kanë treguar rivalitet të madh në të dyja ndeshjet e njësoj pritet të jetë edhe sonte, mos më shumë shkaku i rëndësisë së ndeshjes.

Ndeshja nis me fillim nga ora 17:00 starton dhe transmetohet direkt në KSport1.

Për çdo risi para ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final, si zakonisht mund të informoheni te vendi – AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.