Superliga rikthehet në vikend, vëmendja kryesore të dielën në Prizren
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe afro 10 ditore pushim nga ndeshjet e Superkupës, rikthehet në aksion duelet e Superligës së Kosovës.
Sfida shumë interesante na presin me të shtunën që zhvillohen dy ndeshje dhe dy të tilla zhvillohen gjatë së dielës.
Të shtunën me fillim nga ora 17:00, ndeshen Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina, skuadra këto që së fundmi u ndeshën në çerekfinale të Superkupës e ku triumfuan kryeqytetasit.
Dueli i dytë i së shtunës, zhvillohet në ”Mizahir Isma” të Rahovecit, atje ku ”vreshtarët” ndeshen me Pejën dhe për të dyja ekipet, fitorja është imperative.
Të dielën, zhvillohet derbi i xhiros me Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit në ”Sezai Surroi” të Prizrenit me dy ekipet që janë të motivuara për fitore, sidomos te Bashkimi që presin debutimin e transferit të bujshëm, Samardo Samuels.
Dhe dueli i fundit luhet në ”Minatori” të Mitrovicës me Trepçën që i bën konakun Vëllaznimit të Gjakovës, atje ku pritet një ndeshje tejet e nxehtë për fitore.
E shtunë:
Ponte Prizreni – Sigal Prishtina, ora 17:00.
Rahoveci – Peja, ora 19:00.
E dielë:
Bashkimi – Golden Eagle Ylli, ora 17:00.
Trepça – Vëllaznimi, ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.