Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës, shumë pak lëvizje
Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe zyrtarisht afati kalimtar dimëror për basketbollistë dhe i vlefshëm për skuadrat e Prince Caffe Superligës së Kosovës.
Pak lëvizje të lojtarëve e kanë karakterizuar këtë afat, ndoshta edhe për shkak të kohës së shkurtër të dhënë nga FBK-ja.
Sigal Prishtina është përforcuar me dyshen nga Marigona Hill Prishtina, Enver Memqaj dhe Eris Zenelin, si dhe lojtarin nga SHBA, Gach Both.
Trepça u përforcua me Musab Malën nga Rahoveci, kurse Peja me Samir Zekiqin e Trepçës, kurse Vëllaznimi ka marrë Jahi Carson nga Rahoveci.
Ndërkohë, Vreshtarët janë përforcuar me Arion Ballukun nga Bashkimi dhe Ujkan Karanezin nga New Basket.
Të kujtojmë se sa ju përket basketbollistëve të huaj, klubet mund të përforcohen deri 72 orë para fillimit të xhiros së 22-të të garave të elitës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.