Igor Miliçiq emërohet trajner i Beshiktashit, zëvendëson Ahmet Kandemirin e larguar
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe turke, Beshiktash e ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, pas largimit të Ahmet Kandemirit.
Sipas mediave turke, prezantimi i Miliçiqit te skuadra nga Stambolli është vetëm çështje kohe dhe zyrtarizimi pritet të vije shumë shpejtë.
Sipas raporteve nga Turqia, selektori aktual i Polonisë dhe ish-lojtari i Trepçës dikur, ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me Beshiktashin.
Të kujtojmë se gjatë verës, këtë vit Miliçiq e udhëhoqi Kombëtaren e Polonisë në Eurobasket 2022, madje arriti një sukses historik duke e rikthyer ekipin polak pas 51 vitesh në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze për shtete.
Miliçiq e kishte pasur një periudhë shumë të suksesshme si lojtar edhe në Kosovë, më konkretisht tek Trepça e Mitrovicës gjatë stinorit 2004/05 dhe që nga atëherë ka mbetur në zemrat e tifozëve mitrovicas.
46 vjeçari i lindur në Slavonski Brod të Kroacisë, gëzon dy nënshtetësi, atë kroate dhe atë polake. Karrierën si lojtar, ai e kishte mbyllur në vitin 2013 në ekipin nga elita polake, Koszalin e punën si trajner e kishte filluar në vitin 2014, po në ekipin ku e kishte mbyllur si lojtar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.