Probleme me licencimin nga Ministria e Sportit? Flet kreu i FBK-së
Prishtinë(AsistiOnline) – Tash e disa muaj, Ministria e Sportit e Republikës së Kosovës, ka hapur thirrjen për licencim të Federatave sportive në vend.
Natyrisht që këtij procesi duhet ti nënshtrohet edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, si një prej organizatave më të rëndësishme të sportit në vendin tonë e në rast se nuk do të arrinte të licencohet, funksionimi i FBK-së do të ishte shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur, shkruan AsistiOnline.com
Kjo pasi në rast të mos-lincencimit, MKRS-ja mund të marrë një mori vendimesh sanksionuese ndaj Federatave që nuk licencohen si: Ti dërgojë vendimin Ministrisë së Punëve të Brendshme për ti njoftuar se klubet se nuk mund ti thërrasin policët për sigurimin e ndeshjeve të organizuara nga FBK. T’ju dërgojë shkresë zyrtare edhe komunave për të ndaluar shfrytëzimin e objekteve sportive për klubet e basketbollit, pastaj veprimi për ndalimin e ligjit për sponsorizimit të klubeve basketbollistike etj.
Tashmë, disa prej Federatave të ndryshme veçse e kanë kaluar me sukses, këtë test të rëndësishëm nga MKRS-ja, ndërsa njësoj ende nuk ka ndodhur zyrtarisht me basketbollin që duket se ende ka mbetur në pritje të licencimit.
Për të parë procesin dhe cilat janë pritjet nga ky proces, AsistiOnline.com ka kontaktuar me të parin e FBK-së, Arben Fetahu i cili është shprehur shkurtimisht rreth çështjes, duke thënë se FBK-ja ka aplikuar dhe pritet të licencohet.
”FBK e ka përfunduar procesin e aplikimit dhe ka marrë rekomandimin pozitiv për licencim”, është shprehur Fetahu pa dhënë më shumë detaje.
Të kujtojmë se me hyrjen në fuqi të Udhëzimit administrativ Nr. 01/2022 për licencimin e federatave sportive, që prej datës 18 korrik 2022 është hapur periudha e aplikimit për licencim në përputhje me udhëzimin administrativ.
Deri tani nga Ministria e Sportit zyrtarisht janë licencuar disa Federata të Sportit e Federatat më të mëdha në vend, si ajo e futbollit dhe basketbollit ende nuk i kanë marrë licencat.
/AsistiOline.com/
Komentet janë të mbyllura.