Panel fantastik sonte në ASIST-in 515: Dhuna, referimi dhe formula se si të organizohen bukuri basketbolli
Ideal Bakija tregon formulën e suksesit në Gjakovë; Pse dha dorëheqje
Mujo Thaçi dhe kush janë referët që u sollën pa respekt ndaj tij? Pse Kushtrim Reshitaj kritikon FBK-në
ASISTIN 515 me të cilin po e përmbyllim vitin 2022 sonte vjen me tre mysafirë shumë special:
- Muhamed Thaqi i cili javën e kaluar dha dorëheqje në Rahovecit
- Ideal Bakija, kryetari i Vëllaznimit dhe
- Kushtrim Reshitaj, redaktor i lajmeve në Klan Kosovadhe Merakli i pasionuar i Basketit
Me mysafirët në ASISTIN 515 bisedohet hapur dhe pa dorëza për shkaktarët e dhunës në palestra dhe si të ndalet menjëherë ajo.
Kush kritikoi përgjithësimin e fajit dhe dënimin e padrejtë të klubeve në vend se faji të adresohet me emër dhe mbiemër të individëve që e shkaktojnë?
Çfarë masa drakonike dhe sa vjet burg kërkohet për huliganët dhe dhunuesit në ngjarje sportive?
Kush e kritikoi ashpër FBK-në lidhur me vendimin për mos lejimin e grupeve të organizuara të tifozëve vendas pas dhunës në Superkupë pasi përgjegjës për siguri ishte vet FBK?
Kush janë zyrtarët e klubeve që me sjelljet e tyre dhe deklarime publike po ngritin tensione në lojë dhe po nxisin urrejtje?
Anash nuk u la as referimi që sivjet ka shkaktuar rritim të madh.
Si ndikuan gabimet materiale të referove direkt në rezultate?
Çka u tha për sjelljet dhe komunikimin jo të mirë të referëve me trajnerë dhe lojtarë ?
Kush u soll në mënyrë të pasjellshme, me kërcënime për ndëshkime madje edhe duke provokuar reagime në ndeshje?
“Referët janë njerëz dhe mund të gabojnë që është njerëzore por assesi nuk guxonjnë të sillen si protagonistë dhe si zot në fushë dhe të mendojnë se janë të paprekshëm” tha njëri prej mysafirëve në ASISTIN e fundit për vitin 2022 dhe shtoi se duhet veprim urgjent që niveli i referimit të jetë në përputhje me kualitetin e Superligës?
Cili është mendimi i mysafirëve për idenë që në Kosovë të vjen një refer i rangut më të lartë të FIBA-së dhe me famë botërore i cili jo vetëm se do të gjykonte ndeshjet por edhe do të mbante ligjërime dhe trajnime të vazhdueshme, së bashku edhe me pjesën praktike të analizës së ndeshjeve dhe e gjithë kjo në funksion të ngritjes së nivelit të gjykimit në basketboll?
Cila ishte përgjigja e Federatës së Basketbollit të Kosovës lidhur me këtë propozim
Ndërsa në fund , kryetari i Vëllanzimit të Gjakovës shpalos sekretin se si Gjakova ia arriti të krijoj atmosferën më të bukur në basketbollin kosovar ku të gjithë , pavarësisht nga mosha dhe gjinia, vijnë për t’u kënaq e dëfryer dhe ku, pavarësisht nga humbja apo fitorja e skuadrës së zemrës, mysafirët mirëpriten dhe duartrokiten.
Gjithashtu, ASISTI 515 i fundit për sivjet sjell edhe analizën e Prince Caffe Superligës, Ligës Unike për Femra dhe paraqitjen e Sigal Prishtinës në ENBL.
Cili ishte suksesi i shqiptarëve në Botë këtë javë dhe si shkoi NBA Dita e Krishtlindjeve dhe super-maratona e transmetimeve në Artmotion.
Gjitha këto dhe shumë më shumë do t’i mësoni sonte në ASISTIN 515 nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.