Basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës licencohet zyrtarisht nga MKRS-ja

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës, është licencuar zyrtarisht nga Ministria e Sportit e Republikës së Kosovës.

Kështu ka njoftuar sot vetë Ministria e Sportit, nëpërmjet një njoftimi në ueb-sajtin zyrtar të saj, transmeton AsistiOnline.com

”Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e tri federatave.
Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu”, shkruan njoftimi i Ministrisë sot.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.