Talenti 15 vjeçar i Bashkimit, Fis Jashari debutoi ndaj Trepçës
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka fituar thellë përballjen e fundit për vitin 2022 në elitën e basketbollit kosovar, duke mposhtur Trepçën.
Në këtë ndeshje për ekipin prizrenas, debutoi edhe talenti 15 vjeçar i skuadrës, Fis Jashari i cili edhe pse i ri në moshë, arriti të shijojë për disa momente derbin e vjetër kosovar.
Natyrisht, që ky debutim do të mbetet përherë në kujtesën e 15 vjeçarit, pasiqë përveç inkuadrimit për herë të parë në një ndeshje të Superligës, ekipi i tij Bashkimi edhe fitoi me rezultat të thellë.
Jashari llogaritet prej lojtarëve të rinjë me të ardhme të ndritur tek skuadra e Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.