(VIDEO LAJM) ASISTI 516 FESTIV: Përmbledhja e vitit basketbollistik me dhuratë speciale: 1×1 yjet e reja
Viti 2022 ishte me plot suksese për basketbollin e femrave dhe meshkujve por edhe probleme e sidomos shpërthimi i dhunës. Gjitha këto do të’i shohim në përmbledhjen vjetore në ASISTIN 516 (FESTIV ) të cilin po ju servojmë të plotë mëposhtë.
Sipas traditës për festat e fundvitit, vitin basketbollistik e përmbyllim me përmbledhjen vjetor të gjithë asaj që ka ndodh në basketbollin e femrave dhe të meshkujve, qoftë në parketet kosovare apo ato ndërkombëtare.
ASISTI 516 (FESTIV) me të cilin do ta përmbledhim vitin 2022 fillon me basketbollin femëror i cili pati vit historik pasi shpalli kampionin e parë ndonjëherë të Ligës Unike për Femra. Veçori i këtij viti të basketbollit për femra ishte se tri skuadrat kosovare morën nga një trofe secila
Te basketbolli i meshkujve 2022-shi ishte ishte vit i ku katër skuadra kosovare fituan trofe. Trepça e fitoi Kupën e Kosovës duke e kthyer trofeun e parë pas një dekade në Minatori, Peja u shpall kampione e Ligës Unike dhe Golden Eagle Ylli mbrojti titullin e kampionit të Kosovës në një seri finale fantastike në Suharekë dhe Mitrovicë.
Ndërkohë, pas pushimit veror skuadrat e elitës së basketbollit kosovar në vjeshtë luftuan për edhe dy trofe: Superkupën Mbarëkombëtare dhe Superkupën e Kosovës të cilat u fituan nga ata që i organizuan: Trepça dhe Sigal Prishtina.
Kur jemi te vjeshta, ajo solli numrin rekord të skuadrave pjesëmarrëse në garat e FIBA-së: Ylli morri pjesë në kualifikimet e Champions League dhe u eliminua por fitoj të drejtën e garimit dhe debutimit historik në FIBA Europe Cup, aty ku debutoi në kualifikime edhe Trepça kurse pas disa vitesh u kthye edhe Prishtina. Madje, kur jemi te FIBA Europe Cup, Trepça në Minatori organizoi garat kualifikuese të Grupit A dhe e organizoi për mrekulli.
Sa i përket pjesëmarrjeve tjera në gara ndërkombëtare aty veçojmë edhe rikthimin e Pejës dhe Bashkimit në Ligën Ballkanike pas një kohe të gjatë kurse Sigal Prishtina debutoi në garën e fortë të ENBL apo Europe North Basketball League
Por jo gjithçka ishte mirë sivjet.
Në Qershor, kampanjën e vet parakualifikuese me edhe një zhgënjim të madh e përmbylli Përfaqësuesja e Kosovës për meshkuj
Në vjeshtë ndodhën dy fatkeqësi: Ligës Unike për Meshkuj u pezullua dhe në palestrat tona shpërtheu dhuna.
Megjithatë, një bukuri basketbolli që na ndodhi ishte kthimi i Vëllaznimit në Superligë i cili me vete solli ambientin e jashtëzakonshëm dhe atë që kemi dëshirë ta shohim në krejt palestrat tona: kur luhet në Gjakovë, aty festohet e këndohet dhe njerëzit kënaqen me basketboll pavarësisht nëse kuqezinjtë fitojnë apo jo.
Shqiptarët në Botë, blloku më unik dhe i dashur për të gjithë ne, nga java në javë na informoj për të arriturat e basketbollistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
Në ASISTIN FESTIV me të cilim po e rrumbullakojmë vitin, një emër mund të themi se na ka bërë shumë krenar: Edon Maxhuni shkëlqeu qoftë me klub apo ekipin kombëtar.
Edoni ishte ndër më meritorët që Finlanda bëri histori duke u kualifikua për Botërorin 2023 ndërkohë, pas Ermal Kuqos dhe Dardan Berishës, Edoni u bë shqiptari i tretë në histori të Eurobasketeve. Natyrisht, duke mos harruar edhe Ergjan Osmanin i cili gjithashtu luajti në evropian me Turqinë.
Sa i përket Kenan Spahiut edhe ai u paraqit për Turqinë gjatë kualifikimeve për Botëror në vjeshtë, ndërsa u kthye te Pinar Karshiyaka në Izmir ku po shkëlqen
ASISTI FESTIV ju sjell edhe Top Aksionet vjeshtore
Gjitha këto në fund i përfundojmë me bllokun special për Vitin e Ri: 1×1.
Blloku special 1×1 vjen me Ulpianën e cila luajti dhe bashkëbisedoj me dy talentet e rinj që sivjet befasuan me lojëra të mrekullueshme pasi ishin bërë bashkë nga dy skuadrat rivale të përbetuara në klubin i cili sivjet po mrekullon dhe atmosferën më të bukur nëpër palestra po na e seron
Gjitha këto dhe shumë më shumë vijnë në ASISTIN 516 FESTIV të Dielën me 1 Janar nga ora 11:15 në Klan Kosova dhe nga ora 14:99 në kanalin Sport 1 në Artmotion
Për fund, ASISTI në Artmotion dhe Klan Kosova ju uron shumë shëndet, gëzim e lumturi në Vitin e Ri dhe natyrisht , uron që zemrat tuaja gjithmonë t’i ngroh dashuria për basketboll
Gëzuar 2023!
Adhurues të basketbollit , kënaquni me bukuritë fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni, për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës, vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .
Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll.
Komentet janë të mbyllura.