Michael Green rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Rahovecin
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka kryer një transfer të ri të huaj.
‘Vreshtarët’ kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, Michal Green i cili edhe më herët ka luajtur në Kosovë, konkretisht te Ponte Prizreni dhe Vëllaznimi.
Green te Ponte Prizreni kishte luajtur me mesatare prej 14 pikë për ndeshje, më pas ishte paraqitur te Vëllaznimi në ligën e parë, duke e rikthyer klubin gjakovar në Superligë me të gjitha fitore, pa asnjë humbje.
Te skuadra e Rahovecit pritet të zbarkojnë edhe tre basketbollistë të huaj, për të plotësuar boshllëkun e lënë nga largimet e fundit.
Rahoveci momentalisht gjendet i fundit në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, por synon që të tregojë lojëra të mira dhe ti shpëtojë rënies në ligën e parë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.