Superliga rikthehet në vikend, vëmendja kryesore në Pejë
Prishtinë(AsistiOnline) – Në vikendin që po vjen, rikthehet me ndeshje Superliga e Kosovës për meshkuj.
Katër ndeshje mjaftë interesante na presin në këtë vikend, gjersa padyshim që vëmendja do të jetë në ”Karagaç” me duelin mes ekipeve të Pejës dhe Yllit të Therandës.
Deri tani, Peja është lidere e tabelës me 12 fitore, 3 humbje, por ka edhe 1 ndeshje më pak e Golden Eagle Ylli e ndjek me 10 fitore radhazi, 4 humbje, por edhe edhe 2 ndeshje më pak. Dueli mes pejanëve dhe therandasve luhet të dielën me fillim nga ora 17:00.
Në fakt, xhiroja nis të shtunën me ndeshjen mes Rahovecit dhe Trepçës, që starton nga ora 17:00, dy ekipe me synime të kundërta, ‘vreshtarët’ fitoren për të tentuar ikjen nga fundi e Trepça, synon fitoren që të vazhdojë ndjekjen e kreut të tabelës.
Në po të njejtën ditë, por në Prizren takohen dy rivalët lokalë, Bashkimi dhe Ponte Prizreni që deri tani kanë bilanc pothuajse të njejtë me nga 6 fitore e 10 humbje, përkatësisht 9.
Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros që luhet të dielën me fillim nga 19:00, Sigal Prishtina e pret Vëllaznimin. Prishtina momentalisht ka 10 fitore e 5 humbje, gjersa Vëllaznimi ka 7 fitore e 9 humbje.
E shtunë:
Rahoveci – Trepça, ora 17:00.
Bashkimi – Ponte Prizreni, ora 19:00.
E dielë:
Peja – Golden Eagle Ylli, ora 17:00.
Sigal Prishtina – Vëllaznimi, ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.