Basketboll

Trepça e largon shpejtë Cadarian Raines-in

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse nuk ka shumë kohë që e ka transferuar, megjithatë skuadra e Trepçës ka vendosur ta largojë qendrën amerikane, Cadarian Raines.

32 vjeçari do të largohet nga skuadra mitrovicase me marrëveshje të dyanshme me klubin, kështu ka njoftuar çaste më parë ekipi ‘xehtar’.

”Me marrveshje dypalëshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me Cadarian Raines. Thank you!”, shkruan njoftimi i shkurtër i Trepçës.

Raines te Trepça u paraqit në 6 ndeshje të Superligës së Kosovës me mesatare prej 7.3 pikë e 4.5 kërcime për ndeshje, gjersa luajti 3 duele edhe në Superkupën e Kosovës.

Mitrovicasit pritet të gjatë ditëve në vijim ta plotësojnë boshllëkun e lënë nga Raines me një basketbollist të ri.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.