Basketboll

Ekskluzive: Jamel Artis largohet nga Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Ardhja e bujshme e Trepçës, Jamel Artis është larguar nga klubi mitrovicas.

Kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin ‘xehtar’, që kanë konfirmuar se basketbollisti amerikan tashmë është liruar nga skuadra.

Sipas po të njejtave burime, Artis është larguar nga Trepça pasi ka marrë një ofertë tejet të lartë nga ana financiare jashtë Evropës, madje nga kjo marrëveshje mund të përfitojë financiarisht edhe klubi i Trepçës, por një gjë e tillë mund të konfirmohet vetëm gjatë ditëve në vijim.

Sido që të jetë, Artis largohet nga Trepça pa ndonjë bujë të madhe edhe pse erdhi si transfer i përmendur me karrierë edhe nga NBA, por ndoshta koha e shkurtër e kaluar në ”Minatori”, ndikoi në mos-përshtatjen e tij me pjesën tjetër të skuadrës.

Artis te Trepça në 3 ndeshje kishte mesatare prej 7.7 pikëve, 3 kërcimeve e 2 asisteve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.