Basketboll

Rahoveci vazhdon mobilizimin, përforcohet me qendër ukrainase i cili ka përvojë të madhe

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit vazhdon të konsolidohet me lojtarë, pas disa largimeve të huaja që pati nga ekipi.

‘Vreshtarët’ pak çaste më parë kanë zyrtarizuar edhe lojtarin e tretë të huaj e që është qendra ukrainase, Igor Chumakov.

Chumakov vjen në Rahovec me një bagazh dhe karrierë tejet kredibile dhe paraqitje në rangjet e larta të basketbollit evropian me paraqitje të rregullta në FIBA Europe Cup.

Ai vjen nga Kharkivskyi Sokoly ku u dallua edicionin e kaluar me mesatare prej 14.8 pikësh, 5.8 kërcimesh, 1.4 asistimesh dhe 0.7 bllokadash.

Para Kharkivskyi Sokoly ai luajti vazhdimisht në Superligën e Ukrainës për Donetsk, Zaporizhye, Cherkaski Mavpy, Dnipro dhe MBC Mykolaiv.

Ai ka luajtur edhe jashtë Ukrainës në Bundesliga 1 të Austrisë për Raiffeisen Frustenfeld Panthers dhe në Superligën e Polonisë për Pszczolka Start Lublin. Igor dallohet si qendër moderne, me përqindje të lartë për tri pikë.

Përkundër se deri tani nuk ka gëzuar formë të mirë, skuadra e Rahovecit në fund të njoftimit për prezantimin e Chumakov, poashtu shkruan se ”kush mendon se jemi dorëzuar, nuk e njeh mirë Rahovecin. Kush mendon se mjaftohemi me kaq, nuk e ka idenë çfarë klubi është KB Rahoveci. Së shpejti çershia mbi torte”, duke paralajmëruar se do të luftojnë deri në fund për ti shpëtuar rënies.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.