Dy ndeshje sot në Superligë, derbi i xhiros në ”Karagaç”
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 17-të e Superligës së Kosovës mbyllet sonte me dy ndeshje që pritet të jenë tejet interesante.
Vëmendja kryesore padyshim që pritet të jetë në Pejë, atje ku ndeshen ekipi i Pejës me atë të Yllit, si kampion në fuqi.
Aktualisht, pejanët janë në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje, ndërsa therandasit janë në një seri të jashtëzakonshme me dhjetë fitore radhazi pas katër humbjeve që kishin në fillim të edicionit. Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport 1 & Klan Kosova.
Në duelin mbyllës të xhiros, takohen Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi.
Prishtinasit janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë në vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje.
Kjo ndeshje nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.
Për çdo risi para, gjatë dhe pas ndeshjeve, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të ndeshjes, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.