Basketboll

Kampioni aktual fiton edhe ndaj Pejës, fitorja e 11-të me radhë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka fituar derbin e xhiros së 17-të në elitën e basketbollit kosovar.

Therandasit kanë fituar në ”Karagaç” me shifrat 75-84.

Ekipi i Yllit i drejtuar nga strategu boshnjak Adis Beqiragiq, sonte fitoi tri periodat e para të ndeshjes (9-19, 19-23, 19-23) për ta bërë dallimin, ndërsa çereku i fundit (28-19) i takoi ekipit të Pejës, por që s’mjaftoi për diçka më shumë.

Rashun Davis ishte enigmë e pazgjidhur për Pejën sonte, duke realizuar 24 pikë për Yllin, ai u ndihmua edhe nga Demetris Morant me 14 e Chris Harris me 12 pikë.

Te Peja u dalluan, Isiah Umipig me 21 pikë e Samir Zekiqi me 16 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Vëllaznimit e Golden Eagle Ylli i shkon Ponte Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.