Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 517: KOMESARI I FBK PËRGJIGJET LIDHUR ME KRITIKAT PËR REFERIM

ASISTI e fillon vitin 2023 sonte me mysafirin special i cili i përgjigjet kritikave dhe akuzave rreth referimit në basketboll. Komisari i FBK-së Faton Kurshumliu shprehet për të zhvillimet pozitive dhe negative në vitin që lam pas.

Me mysafirin e parë për vitin 2023 bisedohet hapur dhe pa dorëza.

  • Çka thotë lidhur me kritikat e shtuara kohëve të fundit?
  • Si përgjigjet lidhur me akuzat e Muhamed Thaqit, ish trajnerit të Rahovecit në ASISTIN 515 i cili e akuzoi direkt atë dhe referin Eldin Uglarin?
  • Si e shpjegon kritiken e mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes gjyqtarëve dhe akterëve të ndeshjeve?
  • Si i përgjigjet kritikave se referët me vendimet e tyre acarrojnë situatën në ndeshje?
  • Komisari Kurshumliu tregon nëse do të ketë referë të huaj në elitën e basketbollit kosovar në pranverë

 

Prince Caffe Superliga filloi 2023-shin me ndeshjet e xhiros 17.

Pas startit më të dobët në histori të ndonjë kampioni kur Golden Eagle Ylli sivjet startoi me 4 humbje rresht duke e thyer rekordin e zi që e mbante pikërisht kjo skuadër e cila, pasi ishte shpallur kampione në edicionin 2020/21 edicionin e kaluar 2021/22 e kishte filluar me 3 humbje rresht por në fund arriti ta fituj titullin e dytë rresht, sivjet theu rekordin e zi duke pësuar 4 humbje rresht por më pas u kthye në mënyrë mjeshtërore dhe pas triumfit në Karagaq ndaj liderit Pejës shënoi fitoren e 11 rresht dhe tash është vetëm 2 pikë larg liderit Pejës dhe 1 pikë larg Sigal Prishtinës në pozitën e dytë por me 2 ndeshje më pak.

Nëse marrim parasysh se të mërkurën luan ndeshjen e mbetur me Ponte Prizrenin dhe në vikend përsëri përballet me Ponten (në kuadër të xhiros 18) kurse mesjavën e ardhshme e zhvillon edhe ndeshjen e pazhvilluar me Rahovecin, lehtë mund të ndodh që ta realizoj serinë prej 14 fitore rresht dhe pas 4 humbjeve në start të kampionatit kur kampioni i dyfishtë aktual u rendit si i fundit, pas 18 xhirove  të ngrihet nga pozita e fundit në pozitën e liderit.  Në ndeshjet tjera fitore arritën favoritët: Trepça në Rahovec, Bashkimi fitoi derbin lokal me Ponten kurse Sigal Prishtina nën udhëheqjen e trajnerit të ri, të rikthyerit Ahmet Kandemirit që zëvendësoi Murat Bilgen, mposhti Vëllaznimin.

Gjitha këto do t’i shohim në vazhdim në analizën e xhiros 17 të Prince Caffe Superligës, së bashku me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës në ASIST

 

Blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë në ASIST sivjet starton me sukseset e para në vitin e ri. Edon Maxhuni ishte fantastik dhe lider në dy fitoret e ekipit të tij Creilsheim Merlins kurse Kenan Spahiu shkëlqeu për Pinar Karshiyakan.

Fluturimin basketbollistik nëpër parketet ndërkombëtare do ta vazhdojmë duke shkuar përtej Oqeanit Atlantikë në NBA prej nga Artmotion gjatë festave të fundvitit solli duele shumë interesante ndërsa u thyen disa rekorde të veçanta. Cilat rekorde u thyen dhe shumë më shumë në vazhdim sjellim në kuadër të bllokut NBA në ASIST.

 

Krejt në fund ASISTI ju sjell pasqyrën e transmetimeve të javës në Artmotion dhe Klan Kosova dhe natyrisht TOP 10 aksionet e Javës në ASIST

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

Komentet janë të mbyllura.