Ponte Prizreni s’bëhet rehat me lojtarët e huaj, Wiggins lëndohet dhe zëvendësohet me Gilmore
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit vazhdon të mos bëhet rehat me lojtarët e huaj sivjet.
Prizrenasit kanë njoftuar sonte se qendra Alan Wiggins është lënduar dhe operuar për të mos qenë në gjendje që të luajë sivjet, e nuk ka vonuar shumë dhe klubi prizrenas menjëherë e ka prezantuar zëvendësimin e tij.
Ponte Prizreni ka njoftuar se ka zëvendësuar Wigginsin me alo-qendrën 203 centimetërshe, Leon Gilmore.
Leon Gilmore ka përvojë dhe eksperiencë në NBA G-League, gjersa ka luajtur edhe në Letoni e së fundmi në Mexico.
Në Mexico, Gilmore ka luajtur në 39 ndeshje me 9.6 pikë, 6.3 kërcime e 3.8 asiste për ndeshje.
Lojtari i ri i prizrenasve do debutojë të shtunën përballë Golden Eagle Yllit në rast se kompletohet dokumentacioni i kalimit të tij.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.