Basketboll

Titull kampioni si lojtar e drejtor, Besim Braha rikthehet për synim të njejtë te Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Ilir Selmani nuk ka qenë emri i vetëm si risi te Trepça sonte.

Mitrovicasit kanë njoftuar se në klub është rikthyer nga sot edhe ikona e tifozëve të Trepçës, Besim Braha.

Besim Braha tash e tutje do të bashkangjitet ekipit si pjesë e shtabit teknik”, shkruan njoftimi i KB Trepçës sonte.

Të kujtojmë se Braha ka qenë menagjer gjeneral i klubit në të kaluarën, madje duke fituar titullin e kampionit edhe si lojtar, por edhe si drejtor gjatë vitit 2012 e ndoshta ai edhe e ka formulën se si mund ta rikthejë trofeun e çmuar përsëri në Mitrovicë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.