Dren Zatriqi ka disa ide dhe këshilla interesante për ndaljen e problemeve në palestrat kosovare
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi ka dhënë disa këshilla dhe propozime interesante sa i përket problemeve në palestrat kosovare.
Dreni në ASIST, ka kritikuar vendimin për largimin e tifozëve vendas, duke aluduar në Kuqezinjët e Jakovës, që sivjet ishin shembull sa i përket animit korrekt në dobi të klubit të zemrës.
”Sidomos Palestra ”Shani Nushi”, tifozët e Gjakovës kanë qenë shembull i këtij edicioni për gjithë tifozëritë në krejt Kosovën. Mënyra se qysh ata e kanë trajtuar krejt sezonën edhe kur ka humbur ekipi edhe kur ka fituar, familjar ka pas kryesisht ka pas tërë kohën nuk i dha hije të mirë, ndërprerja dhe largimi i tyre. Dmth është ajo, është ndoshta një test me mat se sa afatgjatë mund të jetë ky vendim, mirëpo definitivisht ishte gabim”, mendon ai.
Por, cila është zgjidhja për ndaljen e këtyre problemeve? Dreni ka disa propozime interesante që të ketë laramani të publikut në palestrat tona.
”Zgjidhjen nuk e di, nuk është se e kam shkopin magjik me e jep një zgjidhje (thotë ai duke qeshur), mirëpo klubet ndoshta për të ardhmen munden me mendu pako dinamike ku familjarët me fëmijë, mund të ketë ndonjë çmim në zbritje për fëmijë ose moshat +65 vjeç të kenë 50% lirim të biletës me termine që të hyjnë pa rresht, kështu që t’ju jepet prioritet, ndoshta disa grupeve tjera që mbesin jashtë palestrës, për shkak të uzurpimit në njëfarë mënyrë të disa huliganëve, kështu që te segementimi ndoshta i tifozëve, munden klubet me punu në atë drejtim, që ti nxisin sa më shumë, të promovojnë aktivitete ndoshta për fëmijë që të ketë ndoshta një strukturë pak më ndryshe”, beson Dreni.
Sipas tij, në palestrat kosovare nuk ka kontrolle të mjaftueshme para hyrjeve dhe aty lejohen të futen shumë gjëra të palejuara dhe ky është fakt tepër negativ.
”Edhe në televizion, mirëpo edhe në palestra i shohim, mos t’jap përqindje kështu, po një numër i madh janë duhanpirës në pjesën e palestrës, dmth ky është një fakt negativ, kur shkon ti me një palestër sportive me shiku sport dhe shumica e tifozëve nuk janë brenda normave. Dmth ka të bëjë me sigurimin me mjetet që ata i lejojnë për të hyrë në palestër. Mos t’flas me gjësendet që hudhen. Filtrimi duhet të fillojë që nga hyrja në palestër, aty duhet të bëhen kontrollat rigoroze në mënyrë që kur të hyhet në palestër të jetë gjithçka e pastër mrenda në palestër, përveç hudhjeve të gjesendeve e diçka që e stopon rrjedhën normale të ndeshjes, duhet të dënohet. Fyerjet, veshjet koreografitë, s’ma merr mendja që janë diçka që ndikojnë në ndërprerjen e rrjedhës së ndeshjeve”.
Dhe në pjesën e fundit, Dreni thotë se duhet të krijohet sistemi i biletave online, ku pastaj do të identifikoheshin shumë lehtë edhe tifozët problematikë. Kjo, sipas tij duhet të bëhet sa më shpejt
”Mendoj që ka të bëjë edhe me ndryshimin e blerjes së biletave. Ne po flasim gjithmonë për të ardhmen, për përmirësim të kushteve dhe të infrastrukturës. Ne ende nuk kemi sistem të blerjeve të biletave online, kështu që çdo blerje online e biletave do të duhej të ishte në të ardhmen me kod identifikues ose me profil të identifikuar, ku çdo tifoz ose çdo pjesëmarrës i jep të dhënat e veta të sakta, qofte të email-it, qoftë të ID-së edhe është i identifikueshëm edhe për organet e rendit, mirëpo edhe për klubin në rast të ndonjë incidenti. Kështu që në të ardhmen klubet duhet patjetër që ti bëjnë biletat e shitjes me profile të identifikuara, kjo është një prej filterave që mund të ndikojnë shumë në të ardhmen”, mbylli prononcimin Zatriqi.
Komentet janë të mbyllura.