”Hudhjet e gjësendeve dhe sulmet fizike nuk arsyetohen, por me ndaljen e sharjeve nuk mendoj që fëmijët edukohen në palestër”
Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i kampionit aktual të Kosovës, Golden Eagle Ylli, Gëzim Morina e ka komentuar situatën e palakmueshme në të cilën gjendet basketbolli kosovar me publik dhe tifozë.
Sipas tij, basketbolli pa tifozë është katastrofë dhe këtë e përjetuan në pandemi, gjersa në një masë e kupton edhe Federatën për vendimet e marra, por për pjesën e moslejimit për shkak të sharjeve, nuk e sheh të arsyeshme të ketë sanksione.
”Unë mendoj që vërtetë është ndjenjë shumë e keqe për neve. Nuk po e mohoj faktin që shpesh herë përdorin fjalë të cilat nuk janë për me u fol, ama njëfarë mënyre i japin një hijeshi basketbollit edhe tifozët e tjerë të pranishëm në sallë i nxisin për ta përkrah dhe me brohorit për ekipin edhe më shumë. Edhe natyrisht që vërtetë po vërehet mungesa e tyre në palestër. Më kujtohet koha e pandemisë ka qenë vërtetë një ndjenjë e keqe me luajt basketboll, kur e ndëgjon topin bom-bom duke u dribluar në parket, kështu që kur u kthyen tifozët, për neve lojtarëve ka qenë një ndjenjë tepër e mirë. Unë i kuptoj edhe Federatën që marrin vendime të ndryshme, pasiqë fatkeqësisht ka eskaluar situata deri në një masë aq të madhe, kur i ka humbur kuptimi edhe sportit. Normal që më së mirti kishte qenë me e gjetë njëfarë mesi dhe me u kthy tifozët ultras dhe të gjithë në palestër, unë personalisht mendoj që përderisa nuk vjen deri te hudhjet e gjësendeve në parket, deri te sulmet e ndryshme fizike, kjo puna e sharjeve nuk e di? Nëse kishte ndodhur vetëm në Kosovë, atëhere okej. Po në gjithë botën ndodh me u shajt tifozët, sidomos tifo-grupet ultras.
Tash nuk e di, nuk jam ndonjë psikolog si me thënë edhe nuk kam ende fëmijë që me ditë atë ndjenjë, por edhe une e di kur kam qenë i vogel dhe kur kam shku për ti shikuar ndeshjet e ndryshme, diqysh me 10 vjet kur ta ndëgjon dikënd duke shajt, ti e din që nuk është mirë. Nuk mendoj që është salla, ajo që një fëmije shkon për t’u eduku që nuk është mirë me shajt. Kështu që për tu zbras salla për shkak të sharjeve, nuk e di, ndoshta në aspektin njerëzor, okej, është e arsyeshme, por për mua si sportist me njëfarë mënyre, ndoshta që për mua është shumë normal me shku me luajt në Pejë ose Prishtinë ose në Trepçë edhe mem shajt. Diqysh, mendoj që masi në krejtë botën, bëhen sharjet në palestër, sidomos ato të organizume, këngët e ndryshime që i bëjnë, nuk mendoj që ne në Kosovë duhet me pas aq problem saqë me ardh deri te moslejimi i tifozërisë për shkak të sharjeve, sa i përket hudhjeve dhe sulmeve tjera, jam absolut pro federatës dhe vendimet që i marrin”, tha Morina në ASIST.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.