Basketboll

Ish-drejtori i Ligës Unike e komenton kështu, vendimin për moslejimin e tifozërive vendase

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi e ka komentuar vendimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, për moslejimin e tifozërive vendase në ndeshjet e basketbollit kosovar.

Zatriqi tha në studion e ASIST-it, se ngjarjet e dhunës janë të tmerrshme dhe se nuk duhet lejuar, por basketbolli dhe sporti luhen për tifozë, andaj mendon se vendimi për moslejimin e tyre është pak rigoroz dhe ka mundësi që të rishikohet.

Dhuna defintivisht nuk është e mirë në sport, këtë nuk është e rrugës ndoshta ta ceki se dihet botërisht, pasojat se si mund të ndikojnë në sport ose impakti që mund ta kenë në shoqëri. Personalisht, kam qenë shumë i indinjuar me atë kohë kur ndodhën këto dhe pati seri të dhunës në palestra të ndryshme, si duket i motivuan ato aktet dhe tema e cila diskutua sa më shumë, aq ma shumë ndikoi që të promovohet dhe ndoshta ta nxisë dikënd që ta përsërisë veprimin. Cdo sport edhe në basketboll, luhet për tifozë, edhe tifozët janë ata që janë pjesë përbërëse e një gare. Mirëpo në anën tjetër, basketbolli është një sport shumë i popullarizuar në Kosovë dhe fatmirësisht kemi shumë tifozë dhe po mundemi me diskutu për segmentimin e tifozëve, do të thotë nuk jemi duke folur për masovizimin dhe me e thirrë çdokënd në sallë. Mirëpo veprimet ose vendimet merren për shkak të veprimeve të cilat ndodhin. Personalisht, është mendimi im, mendoj që është pak rigoroz fakti që mos me i leju me koreografi dhe me grupe të organizuara të tifozëve, mirëpo edhe ajo e ka arsyjen e vet, pse ka ardhur deri aty”, shpjegon ai.

Tutje, Zatriqi thotë se ndeshjet e basketbollit kosovar duhet të bëhen tërheqëse për të gjitha kategoritë e publikut dhe për këtë duhet të kontribojmë të gjithë.

Unë e kam jep një propozim bile përmes rrjeteve sociale, thjesht po kam qejf me shku me shiku ndeshjen me fëmijët e mi me pas sa më shumë familjare, me pas grupe të tjera të interesit të cilat munden me e shiqu një lojë normal, se në Kosovën tonë të dashur nuk është që kemi edhe shumë evente të caktuara për familjarë ose për një moshë të shtyer – më të vjetër, kështu që basketbolli është një sport i bukur për të gjithë dhe jo vetëm për ata që shajnë ose ata që hudhin gjësende. Do të thotë jemi në një fazë, ku duhet të mendojmë të gjithë si komunitet se si mundemi me segmentu dhe me e bë sportin e basketbollit që të jetë i dashur dhe i çasshëm për të gjithë. Prapë mendoj që ka mundësi që të rishikohen rregullat, ka mundësi që të lejohen, mirëpo me rregulla shumë strikte që loja, ndeshja të luhet me rrjedha normale, të mos ketë ndërprerje edhe ta kuptojmë si të tillë që sporti i basketbollit nuk mund të ndahet në barazim, një skuadër duhet të fitojë, qoftë ajo vendase apo mysafire, kështu që sa më herët që e pranojmë dhe e kuptojmë ndoshta pjesëmarrjen në një lojë, si një event ku ne shkojmë që të kënaqemi dhe të shohim diçka të bukur, aq më mirë i kemi punët”, potencoi Zatriqi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.